E mbajti të fshehtë/ Ja kush është i dashuri i Megi Pojanit!
Dritare.net
Megi Pojani është një personazh mjaft i njohur i rrjeteve sociale ku shpesh i pëlqen edhe të provojë ndjekësit. Megithatë ajo tregohet shumë hermetike përsa i përket jetës sentimentale.
E njohur për natyrën e saj ekspresive dhe provokuese, mesa duket ajo tashmë ka gjetur dashurinë e saj. Pas rikthimit në rrjetin social “Instagram”, ajo ka postuar disa fotografi nga mund të shohim që ajo po shijon disa ditë pushime në ishujt e Afrikës Lindore. Megjithatë ajo që ra në sy ishte postimi i futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi.
Nga fotot e publikuara nga dyshja mund të shohim qartë që ata ndodhen në të njëjtin vend dhe se po shijojnë pushimet bashkë.
Endri është një futbollist mjaft i njohur i kombëtares së Shqipërisë dhe luan me ekipin turk të Konyasporit. Ndërsa, Megi për momentin po shijon famën pas serialit “H.O.T”, dhe është pjesë e jurisë së emisionit “She’s on top”/M.K/dritare.net