Einxhel debaton ashpër me Donaldin: Nga ana njerëzore kjo nuk bëhet si shaka fare!
Dritare.net
Misioni i vëllait të madh për Beatrixin, e cila duhej të dramatizonte çdo ngjarje ose bisedë në shtëpi solli disa debate për banorët. Beatrixi zgjodhi Egzonën për t’i bërë këtë lojë e cila nuk e priti shumë mirë. Pati një moment kur Egzona u prek dhe u përlot duke menduar si do ta prisnin familjarët e saj këtë situatë të krijuar.
Por pasi Beatrix zbuloi se ishte thjesht një lojë nga vëllai i madh i kërkoi asaj falje. Pakënaqësi ka patur edhe nga ana e banorëve të tjerë. Einxhel në një bisedë me Donaldin i ka thënë se kjo shaka ishte e tepruar nga ana e çiftit.
“Nga ana njerëzore kjo nuk bëhet si shaka fare, me e katandis tjetrën në atë farë feje.Nuk ka faj Arjola që nuk shkoi ta ngushëlloj se nuk e mërziti Arjola.Nga ana njerëzore zgjidh një shaka tjetër” tha Einxhel e revoltuar./Xh.Xh/dritare.net