Ermal Fejzullahu dhe Luar Arani bashkë në një këngë dedikuar Shqipërisë!
E Martë 15 Qershor 2021, 19:07
Dritare.net
Ermal Fejzullahu dhe Luar Arani prej kohësh kishin paralajmëruar se do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin. Kënga është publikuar sot.
Dyshja e artistëve kanë lançuar këngën “Shqiptare”, që duket se është një promovim perfekt për vendin tonë. Kënga është xhiruar në disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë, përfshirë qytetin e Gjirokastrës. Në klip vihen re elemente dhe aksesorë të Luarit, që janë pjesë e traditave shqiptare. Duket se vera do të ketë një tjetër hit shumë të suksesshëm./M.M-dritare.net