Ermal Mamaqi do të jetë pjesë e Big Brother Vip. Aktori njoftoi sot përmes një postimi në instagram, se do të nisë rrugëtimin e tij në këtë shou të martën.
“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë”, shkruan Mamaqi në instagram.
Komentuesit që i kanë shkruar janë të shumtë. Disa prej tyre i shprehin suksese, ndërsa të tjerë janë skeptikë, se mos kjo është shakaja e radhës e aktorit. Duke marr parasysh rregullat e Big Brother, banorët e tjerë që kanë hyrë në shtëpi, kanë qenë surprizë, vetëm në rast kur janë zbuluar nga gazetat rozë. Megjithëse mbetet për t’u parë nëse Ermali do të jetë banor apo opinionist dhe ky postim mund të jetë një metodë e mirë për shikueshmërinë. Nuk ka mbetet tjetër gjë, veçse të presim./L.F-dritare.net