Fansat e kritikojnë për buzët e fryra/ Dafina: Shikoni fytyrat tuaja!
E Martë 28 Qershor 2022, 19:07
Dritare.net
Këngëtarja Dafina Zeqiri shpesh komentohet shumë edhe përtej muzikës e kjo sidomos për pamjen e jashtme.
Gjatë ditës së djeshme ajo ka publikuar një fotografi ku u shfaq pa grim. Vëmendjen e morën buzët e saj të fryra, dhe për këtë u kritikua shumë nga ndjekësit. Kjo nuk i ka pëlqyer asaj dhe e ka cilësuar sjelljen si bullizuese.
“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizuese. Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks apo mbushës, ejani të flisni me mua”, shkruan Dafina/M.K/dritare.net