Festat e fundvitit mbërrijnë në shtëpinë e Arbanës dhe Xhensilës!
E Shtunë 14 Nëntor 2020, 23:11
Dritare.net
Ka ende shumë ditë deri në Krishtlindje, megjithatë në shtëpinë e Arbana Osmanit dhe Xhensila Myrtezajit, tashmë festat kanë mbërritur.
Në shtëpinë e Arbanës, ishte Joni ai që insistoi që në mëngjes, se sot isha dita e duhur për të vendosur pemën e Krishtlindjeve.
Dhe pas 5 orësh, ia doli ta zbukurojë. Këtë vit, familjes i është shtuar edhe një anëtar i ri, Dielli, i cili erdhi në jetë para rreth dy javësh.
Edhe në shtëpinë e Xhensila Myrtezajit dhe Bes Kallakut, atmosfera është më e ngrohtë se kurrë.
Besi që rregullon paksa zbukurimet, ndërsa Ajka që nuk i ndahet të ëmës duke e përqafuar, e bëjnë këtë moment akoma më të ëmbël./L.F-dritare.net