Festoi 44-vjetorin/ Hygerta Sako: Robi plaket kur do vetë!
E Hënë 9 Gusht 2021, 20:08
Dritare.net
Kur arrijnë të 40-tat shumë u duket vetja e madhe, por për disa mosha është thjesht një numër, pasi sado vitet kalojnë nuk plaken. Moderatorja, Hygerta Sako hyn tek ajo kategori që nuk do të plaket kurrë.
Ish-misi festoi sot 44-vjetorin e lindjes. Por megjithëse tashmë është 44 vjeçe, ajo nuk tregon për kaq, por sikur është 25 vjeçe.
Edhe këtë vit Hygerta e festoi ditëlindjen në Vlorë. Himara është vendi ku ka zgjedhur të pushojë dhe festojë.
Moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram disa foto nga pushimet. Ndërsa poston fotot, Hygerta zgjedh ca fjalë të bukura, për të treguar ndjesinë që i lë mosha 44 vjeçe. Ajo shkruan: “Robi plaket kur don vete. Gazuar ditëlindjen vetes sime! 44 vjeçe!”/K.C/dritare.net