Fifi: Babai më foli ashpër brenda shtëpisë, nuk e dinte për sulmin që kisha kaluar!
Dritare.net
Këngëtarja Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe Fifi, bëri shumë zhurmë me pjesmarrjen e saj në BBV duke nga debatet e forta që pati brenda shtëpisë dhe më pas me largimin e papritur nga shtëpia. Sot Fifi ishte e ftuar në programin Fan Club ku tregoi më tepër si e kanë përjetuar prindërit e saj rrugëtimin në BBV. Nëse unë kam qarë 2 herë, babi ka qarë 5 herë, theksoi Fifi
Këngëtarja u shpreh se është ndjerë dy here keq brenda shtëpisë dhe se babai i saj e ka përjetuar edhe më keq. Takimin e saj brenda shtëpisë me të atin, pas të cilit Fifi u prek dhe vuajti faktin se ai nuk i shprehu dashurinë por e këshilloi të ishte më e kujdesshme, ish-banorja tha se ai nuk kishte qenë në dijeni të sulmit që kishte kaluar ajo pak ditë para se të takoheshin.
“Unë kam pasur një debat para se babi të vinte të më takonte dhe ai nuk e ka parë çfarë kishte ndodhur, sulmin që më ishte bërë. Tani që e ka marrë vesh më thotë ta kisha dit, kurrë nuk do të kisha folur ashtu. Nuk do kisha qëndruar pa të thënë të dua. E ajo më dhembi shumë. Se edhe kur më përqafoi, e kuptova se diçka e kishte prekur” u shpreh Fifi. /Xh.Xh/dritare.net