Fotot/ Përvjetori i njohjes, Armina Mevlani nuk lë moment pa kujtuar me Shkëlzenin
E Shtunë 24 Tetor 2020, 19:07
Dritare.net
Armina Mevlani ka kujtuar përvjetorin e njohjes me Shkëlzen Berishën.
Duke filluar që nga vendi ku janë njohur, fejesa, udhëtimi i parë së bashku e deri tek propozimi për martesë, Armina ka publikuar një seri fotosh që me gjasë, janë momentet më të lumtura të lidhjes së saj 7-vjeçare me Berishën.
Çifti kishte bërë plane për martesë këtë vit, por ajo është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit./ I.M-Dritare.net