Intervista e rrallë/ Princi Harry: Kisha frikë mos përsëritej historia e nënës
Dritare.net
Në episodin e radhës të emisionit të Oprah Winfrey do të shohim Harry-n dhe Meghan Marklen-n, në një intervistë si kurrë më parë. Sot ka dalë traileri nga intervista, në të cilën princi vendos në një paralele mënyrën sesi trajtohej nëna e tij dhe bashkëshortja, nga familja mbretërore. Harry shpreh frikën se historia po përsëritej para se ai dhe Meghan të hiqnin dot nga titujt mbretërore.
"Nuk mund ta imagjinoj, sesi duhet të ketë qenë për të (princeshën Diana) që e kaloi këtë proces vetëm, për shumë vjet, sepse ishte tepër e vështirë për ne të dy, por të paktën kemi njëri-tjetrin. Shqetësimi im më i madh ishte përsëritja e historisë. Unë jam shumë i lehtësuar dhe i lumtur që jam ulur këtu, duke biseduar me ty me gruan time në krah.”, tha Harry, informon dritare.net
Meghan ishte e heshtur në të gjithë trailerin, pavarësisht se herë-herë, Oprah e ngacmonte me pyetje për jetën si mbretërore, martesën, amësinë si e përballoi presionin e fortë publik dhe largimin.
Harry dhe Meghan u larguan zyrtarisht nga familja mbretërore, marsin e vitit të kaluar. Pak ditë më parë çifti u shpreh se kurrë nuk do të rikthehen në familjen mbretërore apo të rimarrin titujt. Princi Harry deklaroi se u tërhoq nga detyrat mbretërore për të mbrojtur veten dhe familjen e tij nga mjedisi toksik i krijuar nga shtypi në Mbretërinë e Bashkuar./K.C/dritare.net