Fundjava e fundit e nëntorit, i gjeti vipat anembanë Shqipërisë. Dikush zgjodhi fshatin, dikush qytetin, plazhin apo malin. Jonida Maliqi këtë fundjavë ishte në Gjirokastër, së bashku me moderatorin Ardit Gjebrenë.
Ledina Çelo, zgjodhi të qëndrojë ngrohtë në shtëpi, dhe publikoi këtë foto të ëmbël festive.
Arbana Osmani, tashmë e ka kohën më të kufizuar, pas ardhjes në jetë të Diellit. Megjithëse, gjeti pak kohë për t’u shkëputur për një darkë me një mikeshë.
Rudina Xhunga, ishte në Berat, ku na tregoi në episodin e radhës të Shqiptarëve të Mrekullueshëm, një qytet dashurie e plot shije.
Blendi Fevziu, si çdo fundjavë, zgjodhi detin për të dielën.
Për të parë se si e kanë kaluar fundjavën vipat, shikoni fotot e publikuara në rrjetet e tyre sociale./L.F-dritare.net