Jonida Maliqi flet për divorcin: Vendimi më i vështirë i jetës!
Dritare.net
Këngëtarja Jonida Maliqi, për herë të parë ka shkuar në qytetin e Gjirokastrës. Moderatori Ardit Gjebrea, e ftoi në një intervistë ndryshe, në qytetin e gurtë. Gjatë rrugës, mjaftueshëm kohë pati për të diskutuar edhe për jetën private të Jonidës, ku ajo foli pak edhe për divorcin.
Me zërin që i dridhej, dhe fjalët që si rrallëherë i ngecnin në fyt, Jonida tha se ky ishte një vendim mjaft i vështirë, për të mos thënë më i vëhtiri në jetë. Që prej moshës 17-vjeç, ata ishin bashkë, por ndonjëherë jeta merr rrjedhën që nuk e çuar ndonjëherë ndërmend.
Edhe me Jonidën kështu ndodhi. Madje ajo e quajti një dështim të jetës së saj, edhe pse divorci nuk ka aspak pse të etiketohet i tillë. Ajo është nënë e një djali të vogël, për të cilin tha se është princi i jetës.
Jonida është në një lidhje, me aktorin Romeo Veshaj. Ndërsa së fundmi, ka nisur një program të sajin, Jonida’s Room./L.F-dritare.net