Kush e bën ligjin në shtëpi/ Ja zgjidhja e Olsi Bylykut dhe Eglit!
Dritare.net
Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një ndër çiftet më të dashura të publikut.
Ata ishin të ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku folën për fillimet e lidhjes së tyre, duke zbuluar fakte interesante nga marrëdhënia.
Përballë sfidës “Sa e njohin njëri-tjetrin”, Olsi dhe Egli zbuluan disa gjëra për jetën e tyre në çift, e midis tyre se kush e bën ligjin në shtëpi.
“Besoj se ligji nuk thuhet se kush e bën”, tha Olsi. Në fund të dy ngritën tabelat me fotografitë e njëri-tjetrit.
Teksa Olsi tha se i janë dashur 8 muaj për ta bërë Eglin për vete, kjo e fundit zbuloi se ka qenë fanse e Olsit në programin e humorit “Portokalli” në rolin e Kimikatit. Çifti foli edhe për planet për martesë, duke shtuar se janë të rinj dhe se të dy i janë dedikuar karrierës, por dasma hyn padyshim në planet e tyre./M.K/dritare.net