Mamaja e Rita Orës urim për 30-vjetorin e së bijës: Dikur nuk kishim asgjë, sot je shembull Rita Pita!
Dritare.net
Në 30-vjetorin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, mamaja e saj i ka bërë një urim në rrjetet sociale. Përmes një fotoje të këngëtares kur ishte e vogël, Vera Ora, shkruan se kur mbërritën në Britani, nuk kishin asgjë përveç familjes.
“Mamaja nuk kishte asgjë kur u transferuam në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk mund të fliste gjuhë të huaj. Kishte vetëm familjen, kualifikime dhe ishte pa punë”, shkruan Vera Ora.
Por pavarësisht nga fillimi i vështirë, jeta e tyre mori një tjetër rrjedhë, sepse ata zgjodhën t’i përkushtohen punës, që bashkë me talentin, bëri që Rita sot të jetë ndër emrat më të rëndësishëm të muzikës botërore.
“Pavarësisht nga çdo sfidë që jeta na solli, ne ia dolëm dhe ti vazhdove të shkëlqesh. Ti je një shembull për vajzat e reja, dhe i ke treguar atyre se mund të bëjnë realitet ëndrrat me shumë mund dhe vendosmëri. Të dua. Gëzuar ditëlindjen Rita Pita”, përfundon postimin mamaja e Rita Orës.
Shqiptarja me origjinë nga Kosova, u largua që fëmijë drejt Britanisë. Ajo arriti kulmin e karrierës në 2012, me këngën Hot Right Now./L.F-dritare.net