Këngëtari i njohur Bardhi është surprizuar mbrëmjen e djeshme në BBVIP nga motra e tij, Afërdita Idrizi. Kjo surprizë e ka emocionuar jo pak Bardhin, ndërsa motra e tij e këshilloi që të luajë më fort në BBVIP dhe të menaxhojë situatën në lidhje me Sarën.
Pjesë nga biseda:
Motra: Mos qaj, duhet të jesh i fortë.
Ledioni: Afërdita, të kishte marrë malli për vëllaçkon?
Afërdita: Po shumë, ai është gjysma ime.
Ledioni: Mua më pëlqen shumë që në familjen tënde ti nuk tutesh.
Afërdita: Tani, më dëgjo pak mua sepse unë po të dëgjoj gjithë kohën. Këtu ke hyrë për të luajtur, duhet të luash. Të flasësh, të debatosh pavarësisht nëse janë debate reale apo jo. Këtu gjithçka reale është dhe nëse të zënë krevatin kështu duhet të bësh edhe ti. Të shtëpisë janë mirë, të gjithë të kanë bërë të fala. Duam të të shohim ty qysh je edhe në shtëpi, batuta më shumë, debate më shumë.
Ledioni: Tani unë nuk dua të dukem si ai i poshtri që fut hundët, por çfarë do të thuash edhe me përqendrohu te loja? Të heq fokusin nga diçka tjetër apo?
Afërdita: Jo, nuk mendoj të heqësh fokusin kur di ta menaxhosh situatën të gjithë. Unë mendoj se Bardhi di ta menaxhojë çdo situatë dhe mundet të bëjë edhe andej edhe këtej.
Ledioni: Ajo ana andej si po të duket?
Afërdita: Mirë shumë mirë.
Ledioni: Do ta takosh atë anën andej?
Afërdita: Unë do të doja të takoja edhe anën andej edhe anën këtej. Por veçanërisht asnjë sepse nuk dua të krijoj situata që do të pengojnë Bardhin në lojë./M.K-dritare.net