Olti Curri: Vajzën e përdhunoi krimineli pedofil dhe shoqëria!
Dritare.net
Blogeri i njohur Olti Curri, ka reaguar në lidhje me përdhunimin e vajzës 15-vjeçare, nga një i moshuar.
Përmes një postimi në Instagram, ai shkruan se vajzën e ka përdhunuar një kriminel pedofil dhe shoqëria, duke sjellë në vëmendje mentalitetin e shqiptarëve, për dashurinë.
“Vajzën e përdhunoi krimineli pedofil dhe shoqëria. Nisja e përdhunimit ka ardhur në momentin kur monstra e ka kërcënuar se gjoja ka foto të saj me një djalë. Aty ka nisur gjithçka.
Familjet shqiptare ende kanë frikë nga dashuria, prandaj vajza ka pasur frikë nga opinioni i afrimitetit të saj me një djalë. Po more po, vajza do të shoqërohet me një djalë dhe anasjelltas, është gjëja më normale e botës. Më mirë të shoqërohet me një moshatar sesa të bjerë në dorë të monstrave. Nëse shoqëria shqiptare nuk do ta dënonte dashurinë por përdhunuesin, vajza (dhe të gjithë vajzat si ato) nuk do të ishin viktima. Familja, fisi, komshinjtë, shoqëria, më mirë vajzat ta njohin dashurinë të lira sesa të përdhunuara.
Mos alarmoni kur vajzën jua kanë parë me një shok shkolle, por kur e shohin të stresuar dhe që jeton në ankth nga pedofilët që e kërcënojnë”, shkruan ai./E.B-dritare.net