Kush mori rrugën për në Jug ditën e sotme, nuk rezistoi pa u futur në det. Të paktën kështu na treguan disa prej personazheve të njohur në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht të bësh plazh në mes të nëntorit, pa u dridhur nga të ftohtit, nuk është e zakontë. Moti po tregohet ende i butë me ne, dhe ndonëse kemi hyrë në muajt e ftohtë, ende nuk e kemi ndjerë dimrin.
Bieta Sulo, Noizy dhe Eni Shehu, nuk nuk i rezistuan dot detit.
“Ora 16:00 pasdite dhe temperatura shënon 20 gradë”, shkruan Bieta.
“Uji më i ngrohtë se në verë”, shkruan moderatori Eni Shehu.
Me siguri, në një kohë tjetër po të mos ishte virusi, sezoni veror për 2020, do të mbyllej edhe përtej nëntorit. /L.F-dritare.net