Rita Ora uron Ditën e Flamurit/ Ja detaji i veçantë në veshje!
E Shtunë 28 Nëntor 2020, 16:04
Dritare.net
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka uruar ditën e Flamurit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shfaqet e veshur me një palë këpucë të kuqe, ku është stampuar shqiponja.
Për çdo 28 nëntor, Ora, zgjedh një veshje të veçantë ku ka patjetër ngjyrat kuq e zi. Këtë herë ishte një kombinim te këpucët.
Ndërsa ajo ka ndarë edhe një video nga koncerti i saj në Kosovë, për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. /L.F-dritare.net