Shumë shpejt, Arjola Shehun do ta shohim në një rol kinematografik
Dritare.net
Gazetaren Arjola Shehu shumë shpejt do ta shohim edhe në një rol kinematografik. Lajmin e bën të ditur vetë gazetarja ndërsa poston disa foto nga xhirimet. Arjola shkruan se shumë shpejt do të vijë një cameo interesante, ndërsa nuk zbulon detaje të tjera rreth rolit të saj në këtë projekt të ri.
Ajo që dihet është vetëm se në këtë projekt gazetarja ka punuar me emra të njohur nga bota e televizionit dhe kinematografisë si: Agim Pocari, Fatos Berisha, aktoret Olta Daku, Erjona Kakeli, etj.
“Roli im i parë në kinematografi! Një cameo interesante! Ishte privilegj i madh të takoja dhe të punoja me një kast të mrekullueshëm aktorësh dhe stafi regjisorial!”, shkroi gazetarja në Instagram.
Suksese Arjola në këtë projekt të ri!/K.C/dritare.net