Vesa Luma tregon për ndjekësit. Ja çfarë bëra vetëm dy orë para martesës!
Dritare.net
Këngëtarja Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit e saj këtë mëngjes një video nga momentet para dasmës së saj. E ndërsa kohët po ndryshojnë me shpejtësi, ende traditat dhe zakonet shqiptare mbeten të njëjtat dhe të pandryshuara, ashtu siç janë disa tradita për dasmën dhe figurën e nuses shqiptare.
Vesa ka ndarë pikërisht një video ku duket se ajo po shërben kafen për nënën e saj, e mbuluar me vello në fytyrë pak orë para martesës. Gjithashtu ajo ndan urime dhe përqafime për të gjitha nuset e këtij viti, që duket premtues për dasma.
"2 ore para marteses -prova e kafes
Sapo mora befasi nje dhurate te cmuar nga motra @dealuma e cila kishte ruajtur ne arkiven e saj cdo moment backstage te dasmes..???? kjo video ishte epike.. testi i kafes ne shtepi pak ore para marteses,stresi ne fytyren time dhe e lumturia ne fytyren e nanes
Perqafime per krejt nuset e ketij viti❤️ -eshte shume mire ma besoni.",- shkruan ajo në postimin e saj në Instagram./dritare.net