Video/ Reagimi fantastik i Thomas, kur sheh mami Ilvën me të njëjtën ngjyrë!
Dritare.net
Personazheve publike që dalin shpeshherë në televizion, sidomos gazetaret dhe spikeret e përditshme, ua do puna që të kenë veshje të ndryshme çdo herë që japin lajmet.
Secili personazh ka një kurator personal veshjesh që e këshillon çfarë të veshë e çfarë jo, çfarë i shkon dhe çfarë jo. Megjithatë, ndonjëherë nuk mungojnë as këshillat nga familjarët, sidomos fëmijët.
Siç ndodhi së fundmi me gazetaren Ilva Tare dhe djalin e saj, Thomas.
Thomas e pa mami Ilvën me një veshje me të njëjtën ngjyrë. Ajo kishte veshur sërish një kostum blu, ndërsa Thomas e donte rozë. Reagimi i tij kur sapo mamin me të njëjtën ngjyrë ishte fantastik.
"Prapë blu, unë e dua rozë."- thotë i vogli.
View this post on Instagram
Mbase Ilva duhet të dëgjojë këshillën e të birit dhe radhës tjetër të veshë një kostum rozë. Për më tepër i shkon shumë roza dhe Thomas e di mirë këtë./K.C/dritare.net