Cristiano Ronaldo nuk përmbahet, blen orën me 232 diamante të bardhë!
Dritare.net
Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të njohur me një karrierë të jashtëzakonshme futbollistike.
Portugezi bëri debutimin e tij profesional në vitin 2003 dhe shpejt u kthyer në një super yll.Ronaldo ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha në botë, duke përfshirë Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Në moshën 37-vjeçare ai vazhdon të luajë në një nivel jashtëzakonisht të lartë.
Ronaldo ka fituar një shumë ekstreme parash gjatë dy dekadave të fundit. Ylli i Man United është një adhurues i makinave dhe orëve dhe ka një koleksion të gjerë të të dyjave.
Një nga makinat më të çmuara të Ronaldos është një Bugatti Chiron. Vetëm 500 u prodhuan dhe Ronaldo besohet të ketë blerë një të tillë në 2017. Ronaldo tani ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme parash për një orë që përputhet me Bugatti Chiron-in e tij.
“Jacob & Company” kanë zbuluar se kanë punuar me Ronaldon për të krijuar një orë të veçantë për një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Detajet e orës janë të frymëzuara për t'u përshtatur me pamjen e jashtme dhe të brendshme të makinës Bugatti Chiron së CR7.
Kjo pjesë unike është e mbuluar me 232 diamante baguette të bardha dhe 109 safirë të zinj. Ai përmban gjithashtu logon e kompanisë së CR7. Ora pritet të jetë një nga më të shtrenjtat e vitit 2022.
Ora përmban një kopje në miniaturë të motorit W16 të Bugatti Chiron të krijuar nga kristale safiri./M.K/dritare.net