Finalja e Conference League, Totti: Po, do të jem në Tiranë!
E Martë 10 Maj 2022, 17:05
Dritare.net
Një nga figurat më të njohura të futbollit, Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti ka zbuluar se do të jetë në Tiranë për ndeshjen finale të Conference League.
Skuara verdhekuqe do të luajë ndaj Feynoord, ku Totti theksoi se po vijnë për të fituar.
“Do të jem në Tiranë. Ne nuk kemi luajtur një finale për një kohë të gjatë, është thelbësore për ne që të ngremë një trofe dhe ne do të shkojmë atje me dëshirën për të luftuar deri në fund. Roma mund të përmirësohet me blerjet e synuara. Aty është një nga trajnerët më të fortë në botë, i cili di të drejtojë dhe kë duhet të blejë.”-deklaroi Francesco Totti./M.K/dritare.net