Goli i 100 në Premier League, Ronaldo bën dedikimin prekës ndaj të birit!
E Shtunë 23 Prill 2022, 17:05
Dritare.net
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, shënoi golin e tij të 100-të në Premier League në ndeshjen e sotme kundër Arsenal, takim që përfundoi me shifrat 3-1 në favor të skuadrës së Arsenalit.
Festa pas golit ishte ajo që mori vëmendjen e fansave pasi Ronaldo ja dedikoi të birit, i cili ndërroi jetë gjatë lindjes disa ditë më parë.
Ylli portugez menjëherë pas shënimit të golit ngriti dorën duke drejtuar gishtin nga qielli, një mënyrë kjo dedikimi ndaj djalit të tij. Festimi u be viral në pak minuta me fansat nga e gjithë bota që e shpërndanë në rrjetet sociale./M.K/dritare.net