Na ndiqni edhe në

Sport

Kroacia, Shqipëria dhe Daku do të ndëshkohen nga UEFA

Kroacia, Shqipëria dhe Daku do të ndëshkohen nga UEFA

Sipas shtypit spanjoll UEFA po përgatit një masë të rëndë në dëm të Kroacisë, Shqipërisë dhe Mirlind Dakut.

Koret e dy tifozerive kundër Serbisë dhe thirrjet antisportive të sulmuesit në dëm të Maqedonisë së Veriut kanë detyruar UEFA-n të marrë masa.

Mësohet se të dy Federatat do të gjobiten me shifra të mëdha ndërsa sulmuesi do të pezullohet për disa ndeshje. Prezenca e tij në takimin me Spanjën është më në rrezik se kurrë./K.C/dritare.net