Na ndiqni edhe në

Sport

Luiza Gega bën historinë. Çon Shqipërinë në finalen e Lojërave Olimpike!

Luiza Gega bën historinë. Çon Shqipërinë në

Luiza Gega është në finalen e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Për herë të parë në histori, ajo çon Shqipërinë në finale. Lajmin e bëri me dije kryebashkiaku i Tiranës.

“Super goca jonë Luiza Gega këtë mëngjes për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të Lojërave Olimpike me vajzat më të shpejta të botës! Të mërkurën finalja e madhe! FORCA!!”, shkruan Veliaj.

E ftuar në Java në Dritare, Luiza Gega u shpreh se këto Lojëra Olimpike, janë shumë të rëndësishme për to.

“Për herë të parë, do të çoj Shqipërinë në finalen e Lojërave Olimpike”, tha Gega dhe ia doli./L.F-dritare.net