Portieri i Italisë zgjidhet lojtari më i mirë i Euro 2020!
E Hënë 12 Korrik 2021, 09:09
Dritare.net
Gianluigi Donnarumma është zgjedhur lojtari më i mirë në Euro 2020. Portieri italian ka shkëlqyer këtë Kampionat Evropian, duke ndihmuar Italianë që të fitonte trofeun e dytë në histori. Me pritjet e tij vendimtare në finalen e zhvilluar në "Wembley Stadium", portieri bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime dhe më pas në ekzekutimin e penalltive.
Në 11 metrash, Donnarumma priti dy gjuajtje, gjersa Italia fitoi 3-2, duke marrë kështu trofeun e dytë në histori. Kujtojmë se Leonardo Bonucci u përzgjedh si lojtari i finales Euro 2020, pas golit të shënuar për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por edhe gjatë lojë kishte ndërhyrje vendimtare./M.M-dritare.net