UEFA falenderon kryeqytetin për finalen e Conference League: Çfarë nate në Tiranë!
E Enjte 26 Maj 2022, 16:04
Dritare.net
Finalja e Conference League në “Air Albania” ishte plot emocione dhe gjithçka shkëlqeu.
Këtë mendim mesa duket ndan edhe UEFA për organizimin e finales në Tiranë. Institucioni më i lartë i futbollit në Europë ka mbetur i kënaqur me organizmin dhe çdo detaj siç duket edhe nga postimi në Tëitter.
“Çfarë nate në Tiranë! Faleminderit që vutë në skenë finalen e parë të Ligës së Konferencës,”- shkruan UEFA.
Ky ishte sezoni i parë i këtij kompeticioni, ndërsa për finale iu ndanë 3 milionë euro skuadrës që humbi dhe 5 për fituesin që në këtë rast ishte Roma./M.K/dritare.net