Na ndiqni edhe në

Bota

Algjeria dorëzon draft-rezolutën në Këshillin e Sigurimit! Kërkon menjëherë armëpushim në Gaza!

Algjeria dorëzon draft-rezolutën në Këshillin e Sigurimit!

Algjeria u ka shpërndarë të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projekt-rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve, bën me dije një diplomat i OKB-së.

Për CNN, diplomati shprehu shqetësim të madh në lidhje me situatën humanitare, si pasojë e urisë dhe vuajtjes që përjetojnë qytetarët në Gaza. Po ashtu ai bën thirrje që të gjitha palët e përfshirë në konflikt që të respektojnë detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar.

Nuk dihet se si do të votojnë SHBA-të për këtë.

Projekt-rezoluta e Algjerisë vjen pasi 45 persona u vranë në një sulm ajror izraelit brenda kampit në Rafah. Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent këtë javë për të diskutuar sulmin ajror izraelit në Rafah, ndërsa sekretari i Përgjithshëm Antònio Guterres dënoi veprimet e Izraelit të hënën.

Këshilli miratoi një rezolutë në mars ku bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, pas disa muajsh përpjekjesh të dështuara. Izraeli reagoi me zemërim ndaj rezolutës, duke thënë se nuk kishte ndërmend ta respektonte atë./M.K-dritare.net