Zëvendëspresidentja Kamala Harris pranon humbjen dhe telefonon Donald Trump për t'i uruar fitoren.
CNN shkruan se Harris e ka telefonuar Trumpin për ta përgëzuar për fitoren, duke i shprehur urimet e saj dhe duke diskutuar rëndësinë e një kalimi paqësor të pushtetit dhe të një udhëheqësi që punon për të gjithë amerikanët.
Një burim i CNN tha se biseda ka pasur një ton konstruktiv dhe të qetë, ku zëvendëspresidentja theksoi domosdoshmërinë që çdo ndryshim pushteti të bëhet në mënyrë paqësore, siç kërkohet nga tradita demokratike e SHBA-ve./K.C/dritare.net