Na ndiqni edhe në

Emisionet

Deklarata e fortë e analistit: Serbia do tentojë të marrë veriun me çdo kusht, ja fati i Rajonit!

Deklarata e fortë e analistit: Serbia do tentojë të marrë

Analisti Ben Andoni ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit të së dielës.

Andoni për Dritare Tv tha se Serbia do tentojë të marrë veriun me çdo kusht dhe këto zhvillime do të vendosin në destabilizim të gjithë rajonin.

Sakaq shtoi se hetimi për sulmin në Veri duhet të përfundojë sa më parë në mënyrë që Kosova të avancojë me hapat për sigurinë e vendit.

“Destabilizimi i Kosovës ka për të qenë destabilizimi i gjithë rajonit. Serbët jo vetëm defakto por edhe dejuro do tentojnë ta shkëpusin veriun e Kosovës. Detyra kryesore është që hetimi të bëhet sa më parë, serbët kanë lënë gjurmë dhe thjesht duhet të dëshmohet.

Në fund të hetimit të nxirren përfundime dhe qeveria të luftojë shumë ashpër për t’u kthyer në dialog në kushte të tjera. Veriu i Kosovës nuk ka për të qenë kurrë i qetë.