Na ndiqni edhe në

Emisionet

Igli Çelmeta: Sot GJKKO me vendimin për Belerin, mbrojti ligjin shqiptar!

Igli Çelmeta: Sot GJKKO me vendimin për Belerin, mbrojti ligjin

Gazetari Igli Çelmeta në Dritare Tv ka komentuar vendimin e GJKKO për të dënuar me 2 vite burg Fredi Belerin, i burgosur për blerje votash në Himarë.

Çelmeta u shpreh se gjykata e Posaçme ka zbatuar ligjin dhe ka dhënë një vendim të drejtë, të bazuar në fakte të dokumentuara, se Beleri ka blerë vota për të ndryshuar rezultatin në zgjedhje.

“Gjykata mori një vendim të drejtë, duke treguar se më në fund në Shqipëri po funksionon drejtësia. Vendimi u dha në një presion të vazhdueshëm nga Greqia, duke politizuar çështjen e Fredi Belerit. Dihet që Beleri mbron interesat shoviniste greke, prej vitesh, që nga viti i largët i masakrës së Peshkëpisë. Beleri u zgjodh kryebashkiak me vota të blera.

Më në fund shohim se SPAK dhe GJKKO po japin vendime të pandikuara nga presioni i Greqisë që mbronte Belerin. Të pranishëm sot në vendim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës greke, çfarë duan. Çfarë përfaqëson ky njeri, pse Greqia është kaq e interesuar? Më në fund sot GJKKO dha vendim të drejtë, Beleri kishte kryer vepër penale, provat janë të dokumentuara. Dënimi bëhet siç e parashikon ligji shqiptar. Beleri përfaqëson interesat shoviniste greke në Shqipëri, sidomos në Himarë. Greqia do e përdorte Belerin për të shpallur, Himarën zonë minoritare”, tha gazetari./M.K-dritare.net