Dhunimi i të moshuarës në Pejë/ Arrestohen tre infermieret!
Dritare.net
Pas bërjes publike të pamjeve të rënda nga azili i Pejës kur një infermiere dhunon brutalisht një të moshuar, teksa dy koleget e saj qeshin dhe filmojnë, Policia e Pejës ka arrestuar menjëherë 3 vajzat.
“Pak po i bie ashtu si di unë, pak po i bie”, dëgjohet duke thënë infermierja që qëllon vazhdimisht me shuplaka dhe me shkelma të moshuarën, ndërsa në sfond mund të dëgjohen infermieret e tjera teksa qeshin me zë të lartë.
Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi e sulmuan gruan e moshuar brutalisht, teksa Remize Kuqi incizoi pamjet. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër. Infermierja kryesore Aurora Pelaj, para Policisë është shprehur e penduar, dhe tha se viktimën e sulmoi në vetëmbrojtje. Publikimin e videos ajo e konsideron si të qëllimshëm, për shkak se dje e ka lënë punën në këtë qendër.
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësinë e paraqitjes së kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore..M.K/dritare.net