Makinat përpihen nga deti. Përmbytje masive në Kretë, një i vdekur!
Dritare.net
Një burrë 50-vjeç vdiq dhe një numër i paspecifikuar njerëzish u zhdukën pasi stuhitë goditën disa pjesë të Kretës të premten dhe të shtunën. Rrugët janë përmbytur ndërsa aeroporti ndërkombëtar i Iraklios, u mbyll.
Një tjetër grua që besohet se ka qenë në të njëjtën makinë me të vdekurin, është raportuar e zhdukur.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar Agia Pelagia, në komunën Malevizio, rreth 25 kilometra në perëndim të Iraklios, ku ndryshimi i shpejtë i motit ka shkaktuar përmbytje të mëdha në orët e fundit.
Mediat lokale raportojnë se më shumë persona mund të jenë të zhdukur në Agia Pelagia dhe në qytetin fqinj Lygaria, ku zjarrfikësit shpëtuan një grua nga një automjet që përfundoi në det.
Shërbimi Zjarrfikës tha se nëntë makina janë zhdukur menjëherë. Roja Bregdetare është thirrur për të marrë pjesë në kërkimin e personave të zhdukur.
Puna e kërkim-shpëtimit po pengohet nga erërat e fuqisë 7 me 8 që fryjnë në zonë./L.F-dritare.net