Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ndizen qirinj në Deçan në nderim të viktimave të sulmit me armë

Ndizen qirinj në Deçan në nderim të viktimave të

Sot në Deçan janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët e tyre, në sulmin tragjik në Gllogjan, ku një person qëlloi me armë zjarri autobusin që po transportonte nxënës nga Gjakova në Deçan.

Në mesin e personave që kanë ndezur qirinj ishte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputetja Time Kadrijaj e të tjerë.

Sutori i sulmit të rëndë nuk është identifikuar ende. Mbrëmë rreth orës 19:00, autori me kallashnikov, ka sulmuar një autobusin duke lënë të vdekur tre persona dhe një të plagosur.

I vdekur në vendin e ngjarjes ka mbetur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit. Ndërkaq, ishin plagosur tre nxënës. Dy prej tyre, një vajzë dhe një djalë, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe vdiqën në Spitalin e Pejës./Dritare.net