Na ndiqni edhe në

Kronikë

I vranë babanë, ai u plagos rëndë. Kush është Gjin Guri që iu bë atentat në Dukagjin!

I vranë babanë, ai u plagos rëndë. Kush është Gjin

Gjin Guri dhe babai i tij, Zefi ranë pre e një atentati në malin e Shoshit në Dukagjin. Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë Zef Guri, ndërsa djali i tij Gjini u plagos rëndë dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës.


Por emri i Gjin Gurit nuk është emër i panjohur pë policinë. Në vitin 2015 ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, pasi po tentonin të kryenin një kontroll në parcelat me kanabis në këtë zonë. Ai u dënua me 7 vite burg për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje. Por në vitin 2021, Gjin Guri do të bëhej shënjestër e një atentati, kur persona të paidentifikuar i vendosën lëndë plasëse në lokalin e tij në Shosh. Gjatë kësaj periudhe ai merrej me transport pasagjerësh nga mali i Shoshit në Shkodër.

Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tyre pasditen e sotme duke vrarë Zef Guri ndërsa, djali i tij Gjini, raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes, por terreni malor dhe i thyer duket se e vështirëson punën e tyre për të rënë në gjurmët e autorëve./K.C/dritare.net