Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Për darkë sonte gatuaj trahanikun e Përmetit! Recetën e ke nga Dhurata!

Për darkë sonte gatuaj trahanikun e Përmetit! Recetën e ke

Dhurata Thanasi e Lugës së Argjendtë ka ndarë me ndjekësit në Instagram një recetë shumë të shijshme. Për ty që ende s’e ke gatuar darkën, ja ku e ke një recetë. Trahanikun e Përmetit. Receta më poshtë!

“Të ngrerë dorën kush është nga Përmeti, Skrapari apo deri ne Kolonjë e nuk ka provuar ndonjëherë trahanikun. Cfarë është trahaniku??? Është ky byrek i mrekulkueshëm, të cilin përmetarët e gatuajnë në disa mënyra (ortodoksët përdorin mish derri, muslymanët me mishin e zogut të pulës etj). Qepët e arta duhen kavërdisur mirë deri sa të treten dhe mbitëgjitha bullguri, apo gruri i shtypur dheni lagur me qumësht i cili zihet ngadalë për harxhën. Ky byrek gatuhej shumë në dimër e deri në Ditën e Verës.
Përgatitja:
250 gr grurë të shtypur dhe lagur në qumësht
1 kg qepë të arta
2 lugë çaji piper të zi
2 lugë çaji rigon nga Nemërçka
2 lugë çaji spec djegës i kuq (i ëmbël)
Kripë s.d
100 gr gjalpë
100 ml vaj ulliri
2 gjokse pule (mishi)
1 grusht arra të pjekura dhe thërmuara
500 gr miell
Petë të pjekura
Përgatisim brumin me pak ujë, miell, vaj ulliri dhe kripë dhe e mbulojmë me një copë pambuku të lagët. Ndërkohë presimm qepët imët alla julienne dhe i kaurdisim në zjarr të ngadaltë derisa të "treten". Ndërkohë ziejmë pulën me ujë dhe pak kripë. Pasi ka zierë e ndajmë në fije fije dhe e shtojmë tek qepët. Në një tenxhere me ujë të valiar shtojmë buklgurin dhe e ziejmë edhe atë derisa të butet. I shtojmë kripë dhe erëzat (piper, spec tebkuq pluhur dhe rigon. Mepas pjekim arrat dhe i thërrmojmë. I shtojmë ato tek harxha e bullgurit dhe dhe mëpas e bashkijmë [email protected]ën dhe mishin e pulës! Hapim du petë dhe mëpas mbi to shtrojmë petë të pjekura. Çdo rresht pete e lagim me lëngun e pukës të cilin e kemi pasuruar me pak vaj ulliri. Pas tre shtresa me petë të pjekura stojmë harxhen me bukkgur, qepë dhe mish. E mbulojmë harxhen me një shtresë petë të pjekura. Vijojmë ta lagim me leng mishi dhe e perfundojmë shtresën e trahanikur me dy petë të njoma. Pasi e e lyejmë sipërfaqen me vaj ulliri e fusim trahanikun në furrë dhe e pjekim ngadalë per gati 30 minuta në temperaturën 180-200 gr C.”/K.C/dritare.net

Për darkë sonte gatuaj trahanikun e Përmetit! Recetën e kePër darkë sonte gatuaj trahanikun e Përmetit! Recetën e kePër darkë sonte gatuaj trahanikun e Përmetit! Recetën e kePër darkë sonte gatuaj trahanikun e Përmetit! Recetën e kePër darkë sonte gatuaj trahanikun e Përmetit! Recetën e kePër darkë sonte gatuaj trahanikun e Përmetit! Recetën e ke