Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jamarbër Malltezi kërkon shfuqizimin e masës arrest në shtëpi! GJKKO shqyrton ankimimin!

Jamarbër Malltezi kërkon shfuqizimin e masës arrest në

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shprehet nesër në orën 10:30 mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ankimi në Apel u shqyrtua ditën e sotme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtyu seancën për shpalljen e vendimit.

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha qëndron në izolim shtëpiak prej nëntorit 2023.

Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”./E.P-dritare.net