
Mbërrrijnë 15 mijë doza të vaksinës Pfizer/ Rama: Në prill do të vijnë 30 mijë doza të reja!
Dritare.net
Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, 15,210 doza të vaksinës Pfizer. Së bashku me dërgesën e vaksinave ka ardhur dhe kryeministri Rama, i cili ditën e sotme ka qenë një takim në Bruksel. Ai ka theksuar se në prill do të mbërrijnë në vend edhe 30 mijë vaksina të tjera Pfizer, ndërsa ka shtuar se shumë shpejt do të nisë vaksinimi intensiv.
"Sot kemi marrë konfirmimin nga Pfizeri që do të marrim 30 mijë doza në muajin prill dhe skeduli do të vazhdojë çdo muaj pa ndërprerje. Pra, e zgjidhëm boshllëkun. Shumë shpejt do të kemi lajm shumë të mirë, nga një anë, sepse kemi të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga AstraZeneca, përmes COVAX-it, brenda mesit të muajit mars, nga ana tjetër po punojmë me disa burime të tjera. Shumë shpejt do të kemi mundësi për vaksinim intensiv në të gjithë territorin”, ka thënë Rama./M.M-dritare.net

















