Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllja e shkollave për 3 ditë, Kushi: 1100 mësues dhe 1600 nxënës me Covid-19!

Mbyllja e shkollave për 3 ditë, Kushi: 1100 mësues dhe 1600

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur sot për vendimin për mbylljen e shkollave për tre ditë me arsyetimin e uljes së temperaturave në vend. Ajo deklaroi se mbyllja ka ardhur për shkak të ngrirjes së depozitave të ujit si dhe rrugës që duhet të përshkojnë fëmijët, por edhe numrit te larte te te infektuarve me kovid nga radhet e mesuesve dhe nxenesve.

"Janë pak shkolla që nuk ka ngrohje, disa me dru, disa me kaldaja, kemi një bashkëpunim më Bashkitë.

Nuk ka lidhje ky vendim, vetëm me sistemin e ngrohje, por edhe rreziku që mund të ketë nga shtëpia në shkollë. Në këtë vendim e kemi marrë javën e kaluar kur parashikimet thonin që temperaturat shkonin deri -17 gradë, është një vendim që mund të rishikohet, nëse do përmirësohet situata.

Nuk ka lidhje me situatën e covid, edhe pse jemi duke e monitoruar në të gjithë shkollat e vendit, edhe pse ka një rritje, 1100 mësues me Covid-19 dhe 1600 nxnësës", -tha Kushi./M.T/dritare.net