Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta nga Vlora: Qytetarët të refuzojnë blerjen e votës!

Meta nga Vlora: Qytetarët të refuzojnë blerjen e votës!

Presidenti Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës të refuzojnë e denoncojnë çdo tentativë dhe ofertë për blerje votash. Në një deklaratë për mediet, Meta tha se vlonjatët duhet të votojnë kandidatë që e luftojnë korrupsionin vërtet.

"I ftoj qytetarët e Vlorës, të rinjtë e të rejat të refuzojnë dhe denoncojnë çdo ofertë për blerje votash, të qëndrojnë fort ndaj çdo presioni, përpjekje për të shantazhuar e zhvlerësuar votën e lirë. I ftoj qytetarët të votojnë për kandidatet dhe kandidatët që luftojnë më shumë korrupsionin, dhe jo që bëjnë gjasme. Korrupsioni, kapja e shtetit, kapja e institucioneve qendrore e vendore, me banditi e importuar nga Astiri, që ka ardhur për presion e blerje votash, ky është problemi kryesor pse largohen të rinjtë. Të mbështesin kandidatët që denoncojnë korrupsionin, dhe do kemi një Vlorë më të drejtë, një Shqipëri më të mirë. Dhe një Vlorë më të begatë", tha Meta./M.M-dritare.net