Na ndiqni edhe në

Opinione

Pse Kosova e Albin Kurtit po i largohet çdo ditë Shqipërisë?

Pse Kosova e Albin Kurtit po i largohet çdo ditë

Nga Kreshnik Spahiu

Shqipëria dhe Kosova s’kanë qenë kurrë më larg njëra-tjetrës sesa në regjimin e Albin Kurtit.

- Kosova ka qenë më pranë, në epokën e Mbretit Zog, i cili nuk u quajt Mbret i Shqipërisë por “Mbret i Shqiptarëve”.

- Kosova ka qenë më pranë Shqipërisë gjatë qeverisjes Mustafa Krujës 1941-1943, ku zyrtarisht Kosova iu bashkua Shqipërisë duke u pranuar edhe nga Musolini dhe Hitleri.

- Kosova ka qenë më pranë Enver Hoxhës i cili ndonëse nuk bëri asnjë sakrificë për bashkim por çuditërisht ishte idhull për çdo kosovar ku në çdo dasmë këndohej “Enver Hoxha tungjatjeta” apo në stadiume tifozët bërtisnin E-Ho, E-Ho, E-Ho.

- Kosova ka qenë më pranë në kohën e luftës kur liderët e UÇK-së dhe FARK-së u strehuan dhe u furnizuan me armë nga kryeministrat Fatos Nano dhe Pandeli Majko

- Kosova ka qenë më pranë gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt apo Abdulla Hotit, ku dy qeveritë shqiptare takoheshin sistematikisht në Tiranë, Prishtinë, Prizren...

Kosova ka qenë gjithmonë më pranë Shqipërisë, krahasuar me shtetin aktual i cili ka vendosur të njëjtën distancë si me Serbinë.

Paaftësia e Kryeministrit Albin Kurti për dialog shfaqet në çdo tryezë.

- konflikt me amerikanët

- opozitë me Shqipërinë

- bojkot tryezës ballkanike

- mungesë dialogu me Serbinë

Qeveria Kurti do të hyjë në historinë e zezë të Shqipërisë për dy aspekte:

1- E para herë që një qeveri shqiptare që zyrtarisht voton kundër një marrëveshjeje amerikane të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

2- E para herë që një qeveri e Prishtinës që kërkon rrëzimin e qeverisë së Tiranës.

Kurrë në histori Kosova nuk ka tentuar të rrëzojë pushtetin në Shqipëri.

Humbja e turpshme e zgjedhjeve të 25 prillit me 0.001% të votave në Shqipëri duhet ta reflektonte Vetëvendosjen e cila fatkeqësisht s’po mundet të tërhiqet nga ego dhe ambicia kundër Tiranës zyrtare.

- A ju kujtohet platforma dhe premtimet e Albin Kurtit për referendum për bashkim kombëtar?

- A ju kujtohet premtimi i Vetëvendosjes për heqjen e flamurit verdhë dhe blu dhe vendosje te flamurit kuqezi?

- A ju kujtohet premtimi për taksen 100% dhe mallrat e Serbisë?

- A ju kujtohet thirrja e Albinit kundër Shtëpisë sw Bardhw, duke e quajtur Shtëpia e Gjelbër?

Jam i sigurt që përgjigjja e tij dhe e disa tifozëve psikopatë mund të jetë:

“Vetëvendosja e do bashkimin me Shqipërinë por jo me Edi Ramën.”

Pra Albini me pak fjalë do pushtetin dhe jo shtetin.

Për këto arsye Vetëvendosja vazhdon luftën politike që të marrë pushtetin ne Shqipëri dhe ende s’kërkon falje për gabimin e saj.

Harron se çfarë mund të ndodh, nëse Edi Rama dhe Partia Socialiste bëjnë të njëjtën gjë dhe garojnë ne Kosovë për ta rrezuar Albinin nga pushteti.

Kjo pra është logjika e sëmure politike e Albin Kurtit ku: Kosova kërkon rrëzimin e pushtetit në Shqipëri dhe më pas Shqipëria të çohet të rrëzojë regjimin e Albinit në Kosovë.

Ky ishte bashkimi qe na premtoi Albin Kurti, ego e sëmurë e të cilit e ka larguar Kosovën, një shekull larg nga Shqipëria.

Ahhh ndoshta ka pritur të vijë në pushtet Berisha dhe prandaj është politikani i fundit që e ka takuar, kur gjithë bota e kish bojkotuar, por paska harruar Albin Kurti se kur Berisha ishte mbi kalë si kryeministër, e kishte shpallur Non-Grata Albin Kurtin në Shqipëri si marksistin e Ballkanit.

Albini përpara se të dojë malet dhe fushat e Shqipërisë, duhet të dojë popullin e saj dhe t’ia respektojë vullnetin që kanë votuar Edi Ramën 60% dhe Vetëvendosjen 0.001%.

Në këto raste ke dy zgjedhje:

- tërheqjen

- bashkëpunimin

Rruga e tretë: Pengesat dhe lufta, është mungesë karakteri dhe urrejtje kombëtare.

Albini e don Shqipërinë dhe Kosovën të bashkuar por me një kusht: Që ajo të shpallet komunë, nën flamurin e Vetëvendosjes, në të kundërt është gati ta mos njoh juridikisht as si shtet SHQIPËRINË, njësoj si Serbinë.

O Zot i Madh mbaji mendjen se nuk është çudi që një ditë të lodhë aq shumë amerikanët, sa ata të ngrihen me gjithë bazat ushtarake dhe të largohen nga Kosova, njësoj si Afganistani dhe pastaj do ta shohim “patriotizmin” e atyre që thonë se: “Pavarësinë nuk na e solli Amerika”.

Mos mendoni se Albini është mërzitur me Shqipërinë, për shkak të turistëve serbë që pushuan në plazhet e Sarandës, sepse ai nuk është aq injorant sa mos ketë parë që:

- Amerika është plot me turistë japonezë.

- Izraeli plot me turistë gjermanë.

- Berlini plot me turistë rusë ........

Thjesht ky patriotizmi turistik është i njëjtë si tifozllëku artistik.

Pas këtij debati Kosova e Albinit, u largua edhe disa vite nga Shqipëria.

Gjithsesi një gjë është e sigurt: “Albini shkon e vjen nga pushteti, por Kosova s’do e mohojë kurrë nënën Shqipëri.”/Marrë nga Facebook-u i autorit