Na ndiqni edhe në

Politikë

Marrëveshja për emigrantët, Berisha: Në dëm të kombit shqiptar!

Marrëveshja për emigrantët, Berisha: Në dëm të

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka komentuar sërish marrëveshjen mes Italisë e Shqipërisë për refugjatët. Berisha tha se marrëveshja është një shkelje me Kushtetutën e vendit dhe Konventën Evropiane pasi sipas tij nxit një valë ksenofobie dhe dëmton virtytin e mikpritjes të kombit shqiptar.

“Italia është vend mik, që i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme dhe të gjithanshme Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Për Shqipërinë, Italia është partneri kryesor i bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve më intensive në të gjitha fushat. Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje të firmosur vite më parë, në bazë të së cilës, Italia kthen në Shqipëri, çdo refugjat të vendeve të treta që kalon nga Shqipëria në Itali. Për PD-në, marrëveshja e djeshme surprizë, e firmosur në Romë nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama, pas një përgatitje sekrete, është e dëmshme dhe e papranueshme për arsyet që vijojnë.

-Marrëveshja nxit një valë ksenofobie dhe kjo dëmton rëndë moralin dhe virtytin e mikpritjes të kombit shqiptar.

-Marrëveshja bie në kundërshtimi të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut për të drejtat e Njeriut. Shqipëria ka historinë e saj të shkuar të zezë diktatoriale në raport me të drejtat e njeriut”, tha Berisha./M.K-dritare.net