Na ndiqni edhe në

Politikë

Meta: Opozita po mundohet të zhbllokojë Parlamentin!

Meta: Opozita po mundohet të zhbllokojë Parlamentin!

Kreu i PL, Ilir Meta ka komentuar revoltën e opozitës në Kuvend ku theksoi se kjo e fundit po përpiqet të rifitojë të drejtat kushtetuese.

Meta tha se është qeveria ajo që ka bllokuar Parlamentin dhe ka asgjësuar parlamentarizmin.

“Nuk është opozita që e ka bllokuar Parlamentin, është qeveria ka kapur Parlamentin, e ka shndërruar në noter të saj që ka asgjësuar parlamentarizmin. Ajo që opozita po lufton është që Parlamenti të zhbllokohet të përmbushë funksionet e tij kushtetuese, kontrolluese ndaj qeverisë”, tha Meta./M.K-dritare.net