Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Arjola Demiri publikon fotot nga shtëpia që mori dhuratë nga Big Brother Vip!

Arjola  Demiri publikon fotot nga shtëpia që mori dhuratë nga Big

Arjola Demiri, ish-banorja e Big Brother Vip ka publikuar disa foto nga shtëpia që ia dhuroi “Top Channel”, përgjatë reality shoë-t.

Qysh nga përfundimi i “Big Brother VIP”, pyetja më e shpeshtë që i është bërë është se çfarë ka ndodhur me shtëpinë. Së fundi, aktorja ka shuar kureshtjen e të gjithëve lidhur me këtë çështje.

Teksa ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj, ajo është pyetur lidhur me shtëpinë. Aktorja ka zbuluar se shtëpia do të jetë gati në qershor të vitit 2023. Ajo gjithashtu ka nxjerrë fotot e shtëpisë për herë të parë.

“Kjo është pamja nga shtëpia jonë. Sigurisht siç e kam thënë është në ndërtim dhe përfundon në qershor 2023”, shkroi ajo./M.K/dritare.net