
Jul Deda: Divorci i Metës dhe Kryemadhit, sa për të kapur prajmin!
E Premte 21 Qershor 2024, 17:05
Dritare.net
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po divorcohen. Lajmin e bëri të ditur mbrëmë presidenti i PL-së, zoti Meta. Pas këtij lajmërimi kanë nisur aludimet për të zbuluar arsyet e ndarjes.
Një koment e ka bërë edhe ish-finalisti i Big Brother Vip 3, aktori Julian Deda.
“Ky divorci i Ilirit me Monikën është 100% është lojë, sa me kap prajmin…”, shkruan aktori, duke na rikujtuar lidhjet dhe ndarjet e çifteve brenda Big Brother, vetëm si strategji për të tërhequr vëmedje në lojë./K.C/dritare.net

















