Na ndiqni edhe në

Arkiv

29-vjeçari gjendet i mbytur në një rezervuar në Krujë

29-vjeçari gjendet i mbytur në një rezervuar në Krujë
Një 29-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim është gjetur sot i mbytur në një rezervuar në Krujë.  29-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

"Më datë 07.03.2020, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G.L.,29 vjeç, i cili vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.",- njofton policia./K.C/dritare.net