
Basha: Bizneset do të kenë një pullë te dera, që do ndalojë inspektorët!
Dritare.net
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarë që zotërojnë biznese në Njësinë 4. Basha në bashkëbisedim me to, u shpreh se qeveria ka lënë vetëm çdo shqiptar dhe paratë që u takonin atyre ua ka dhënë oligarkëve. Ai u shpreh se sapo të vijë në qeveri do të krijojë një paketë mbështetëse anti-Covid për bizneset.
“ Kjo ёshtё e para. E dyta me paketёn tjetёr do tё bёjmё tё mundur qё tё gjitha kёto qё thuhen taksa e pronёs, shkollёs, ajo e tabelёs, çfarё vendos poshtё , tё pushtetit vendor tё kenё njё tavan mos tё kalojnё 0.5% tё vlerёs sё xhiros. Kush kalon mbi 0.5% tё xhiros sё pronёs nuk do tё quhet, pra nuk do t’i pranohet pushtetit vendor qё ti marrё biznesit tё vogёl tarifa qё çfarё do lloji apo taksa qё shpikin siç ёshtё kjo e shkollёs dhe qё i bёjnё rrush e kumbulla se meqё tё bёjnё shkolla tё bёjnё sheshe nёpёr pallate por e rëndësishme është që ju do keni një tavan. E treta dhe më e rëndësishmja, do keni një pullë atje ke dera, e cila do të ndalojë futjen këtu të çdo inspektoriati që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë. Nuk do shihni më shtetin grabitqar dhe harbutët e shtetit me sy. Do lejoheni të punoni të lirë, pa frikë, pa ankth. Pak është e keqe situata që ua rëndoi dhe më shumë gjendjen psikologjike”, tha Basha./L.F-dritare.net

















