Gazetari Enton Abilekaj ka folur për protestat opozitare, ku është shprehur se ato nuk kanë pse të jenë paqësore.
Në një intervistë në Syri tv, Abilekaj ka theksuar se kontrolli i qeverisjes bëhet me presionin e rrugës dhe atë parlamentar, dhe derisa presioni parlamentar nuk ekziston atëherë duhet të kemi presionin e rrugës.
"Kontrolli i qeverisjes bëhet me presionin e rrugës dhe atë parlamentar. Derisa presioni parlamentar nuk ekziston atëherë duhet të kemi presionin e rrugës. Dhe këto protesta nuk kanë pse të jenë paqësore dhe nuk kanë pse të jenë të kontrollura dhe ti bëjnë fresk qeverisë duke dalë dhe bërë thirrje që mos thyeni xhama se do ikim në shpi. Këto protesta janë kot dhe nuk arrijnë asnjë rezultat. Opozita duhet të ndjekë edhe linjën e protestave indirekte.", u shpreh ai./M.K/dritare.net