Na ndiqni edhe në

Aktualitet

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha/ ONM kundërshton!

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha/ ONM kundërshton!

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Gerard Hoxha. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 3 qershor 2021 konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës, duke konstatuar se nuk ka probleme në tre shtyllat e verifikimit si ana profesionale, aspekti i pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

Por kjo nuk ka bindur vëzhguesit ndërkombëtar të ONM, të cilët kanë kërkuar sot ankimimin e vendimit përmes Komisionerit Publik. Konfirmimi i Gerd Hoxhës u kundërshtua nga përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs i cili teksa theksoi se drejtësia duhet të bazohet në fakte dhe se kjo nuk është drejtësia që meritojnë shqiptarët e as Apeli.

'Në emër të shërbimit ndërkombëtar e kundërshtoj që ky vendim të hyjë në fuqi. Drejtësia nuk është e tillë, veprimet bazohen në fakte. Kolegji i Posaçëm i Apelit dhe shqiptarët meritojnë më tepër se ky vendim.'- tha Theo Jacobs.

Po pavarësisht ndërhyrjes së tij, në seancën e Apelit nuk pati debate, pas deklaratës së tij gjyqtarja tha se vendimi ishte marrë./M.K/dritare.net